Aurora Group
KOSOVË

“Mos harro me më thirrë në dasmë” – dhe ai nuk harroi: Rrëfimi prekës i Vlorës në dasmën e Luanit

Ish-ambasadorja dhe deputetja, Vlora Çitaku, ka publikuar fotografi nga dasma e Luan Haradinajt, djalit të Shkëlzenit.

Çitaku ka ndarë edhe një histori prekëse të sajën me Luanin, kur para shumë vitesh në një ngjarje në Dukagjin, i kishte thënë të mos harronte për ta ftuar në dasëm.

Tripika

Ish-deputetja thotë se Luani nuk e kishte harruar premtimin dhe se e kishte ftuar në dasëm.

“Me shumë dashuri mora pjesë në dasmën e Luanit, djalit të Shkëlzenit e Syzanës.Luanit që u rrit pa e njohur babanë dhe axhën, por që me krenari mban emrin e tij. Një emër që nuk është vetëm kujtim, por përgjegjësi, dinjitet dhe vazhdimësi.

Nuk e harroj kurrë një moment shumë vite më parë, në shënimin e Epopesë së Dukagjinit. Luani i ri na priste pranë vendit ku pushojnë heronjtë, krah bacës Hilmi. Ishte veç një fëmijë, por me një pjekuri që të linte pa fjalë. Stoik, i qetë, me një qëndrim që i kishte hije burrave të rritur mes legjendash.

Atë ditë i pata thënë: ende je i vogël, por kur të rritesh e ta gjesh dashurinë, mos harro me më thirrë në dasmë.Ndër vite, jam mbushur me krenari teksa e kam parë me uniformën e Ushtrisë së Kosovës. Taman oficer ushtrie.Dhe ja, pas më shumë se një dekade, më erdhi ftesa. Nuk kishte harruar Luani.U trashëgofsh, Luani i Kosovës ❤️”, ka shkruar Çitaku.

Weelnes