Premium Store
KOSOVËLAJME

Fatos Geci sërish me gjuhë të ashpër ndaj ish-Presidentit Thaçi: “…me 19 maj lidhesh per krejt jeten”

Deputeti i Guxo-s, pjesë e ish-grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, është rikthyer me tjetër koment të rëndë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, kësaj radhe në Facebook, nën një postim të IndeksOnline për intervistën e Thaçit nga Haga në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut.

Në postimin ku citohej deklarata e Thaçit se “më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar”, Geci komentoi: “Mire qe koke pergadit se tash me 19 maj lidhesh per krjet jeten”

Dukato 1

Më 21 prill, gjatë një seance në Kuvend, Geci kishte përshëndetur dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe kishte deklaruar se “të njëjtin fat” do ta kishte edhe ish-presidenti Thaçi. Deklarata nxiti indinajtë në opinion, por nga partia në pushtet nuk pati distancim të plot nga deklaratat e Gecit

Koha