Gzim Selmani, shqipja nga Mitrovica që dërrmoi serbin Marko Milosavljevic në MMA, duke e rrëzuar në vetëm 15 sekonda

Shqiptari i parë në sportin e wrestling-ut, shqiptari i parë që futet në ring pa doreza. Konsiderohet të jetë një nga shqiptarët e parë në sportin brutal MMA. Është ky Gzim Selmani, i njohur si “Albanian Psycho”.
I rritur në Holandë, Gzimi nuk e harron vendlindjen e tij, Mitrovicën, të cilën e viziton sa herë që ka mundësi. Emisioni “Krejt Kapak” ju sjell intervistën me të në urën e lumit Ibër.
‘Mitrovica më jep forcë, flamuri shqiptar më jep forcë. Gjithë familjen e kam në Tavnik dhe Bajr’, shprehet Gzimi.
Në moshën 17-vjeçare, ai dërrmoi serbin Marko Milosavljevic në MMA, duke e rrëzuar në vetëm 15 sekonda.
“Baba më tha: me serbin veç një opsion e ki – me mbyt në raundin e parë. Për 15 sekonda e qita ‘knockout’, e varrosa”, tregon Gzimi.
Javë më parë, ai debutoi në sportin brutal pa doreza. Para 6 mijë britanikëve, ai mundi Daniel Curtin, të cilin e rrëzoi që në raundin e parë.
Ftesën e mori nga legjenda Conor McGregor.
“Conor McGregor më motivoi, ai ka shumë shokë shqiptarë në Irlandë”, thotë Gzim Selmani, shqiptari i parë që lufton pa doreza në ring.
Selmani tashmë ka filluar përgatitjet për meqin e radhës dhe është në pritje të emrit të kundërshtarit
Për ta parë intervistën e plotë klikoni në këtë link:








