
Mamitë, si kontakti i parë me nënën dhe foshnjat e sapoardhura në jetë, luajnë një rol të pazëvendësueshëm në mbështetjen emocionale dhe në procesin e lindjes së çdo gruaje.
Sikurse në çdo institucion tjetër shëndetësor, edhe në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, me duart e tyre të “arta”, mamitë kanë ndihmuar mijëra nëna që ta përmbyllin procesin e lindjes me lehtësi dhe pa komplikime.
Në këtë 5 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Mamive, përcjellim një falënderim të përzemërt për të gjitha mamitë e spitalit tonë, të cilat me përkushtim mirëpresin jetën dhe mbeten mbështetja më e madhe për çdo nënë.








