Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Gruaja nga Mitrovica prezanton veten rrejshëm me identitet tjetër, arrestohet nga Policia

Një rast i “prezantimit të rremë” është raportuar të martën në Mitrovicën e Jugut, ku një grua e dyshuar ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, njofton Mitropol.

Sipas informacionit të autoriteteve, ngjarja ka ndodhur më 6 maj 2026, rreth orës 18:00, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë të Jugut.

Premium Store

Policia ka bërë të ditur se gruaja e dyshuar dyshohet se ka kryer veprën penale të prezantimit të rremë. Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, ajo është arrestuar dhe është shoqëruar për intervistim.

Me urdhër të prokurorit kompetent, pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet nga organet kompetente./Mitropol/

Active 1