
Në orët e fundit kur Kuvendi i Kosovës duhej të zgjidhte presidentin e vendin, në debatet e nxehta për fajësim të bllokimit të këtij procesi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare, e posaçërisht LDK’së, kryetari i kësaj të fundit, Lumir Abdixhiku, kishte dal para mediave dhe kishte prezantuar 15 nënshkrimet e LDK’së për Vjosa Osmanin.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdixhiku duke treguar nënshkrimet e tyre për kandidaten për presidente, Vjosa Osmani LDK kishe mbyllur debatin se kjo parti nuk i ka nënshkrimet për Vjosa Osmanin për presidente të vendit.
Mirëpo, mbrëmë nënkryetari i LDK’së Kujtim Shala, mysafir në emisionin Pressing të Leonard Kërqukit, tha diçka krejt tjetër.
I pyetur se për kënd ishin 15 nënshkrimet që kishte prezantuar Abdixhiku, Shala mohoi të kenë qenë për Vjosa Osmanin.
“Se pari, qe ta sqaroje, kandidate për president ne nuk kemi propozuar, dhe as na është kërkuar e as nuk na është dhënë rasti, e as nuk e kemi kërkuar. Do te mund te propozonim po te kishim një marrëveshje për atë gjë, dhe s’na takonte me 15 mandate. Por, ne kemi thënë që jemi gati dhe kemi deponuar firmat, nënshkrimet, për kandidatin për president të LDK’së sipas një marrëveshjeje të mundshme, së pari me Lëvizjen Vetëvendosje dhe eventualisht edhe me subjektet tjera politike, që do ta miratonte kuvendi i përgjithshëm i partisë. Ky ka qenë qëndrimi.”, është përgjigjur Shala, në Pressing, transmeton Periskopi.
“Nënshkrimet kanë qenë për kandidatin e LDK’së për president. Pra, jo për emrin e Vjosa Osmanit. Do të mund të ishte edhe Vjosa Osmani, por atë do të duhej ta përcaktonte këshilli i përgjithshëm i LDK’së. D.m.th. që të jetë e qartë sepse e kam parë që nuk kuptohet ky qëndrim, është keqkuptuar. Pra, Vjosa në asnjë rast nuk ka qenë kandidatë për presidente sepse nuk e ka dashur zoti Kurti, sic e ka thënë edhe ajo në paraqitjen e parë publike pasi ka lënë mandatin, se pse, duhet ta shpjegojnë ata.”, ka sqaruar nënkryetari i LDK’së Kujtim Shala.
Deklaratën e Kujtim Shalës mund ta gjeni në videon e emisionit Pressing nga minuta e 18’të.








