Active 2
02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Policia “e lidh” një serb që u fut “në të zezën” në Kosovë

Një shtetas serb i Kosovës është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës përmes zonës kufitare në Banjë të Zubin Potokut, njofton Mitropol.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të premten, më 8 maj 2026, rreth orës 19:20.

Tripika

“I dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në stacionin policor, pasi që i njëjti ka kaluar ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Autoritetet kufitare vazhdojnë të monitorojnë zonat përgjatë vijës kufitare me Serbinë, me qëllim të parandalimit të hyrjeve ilegale dhe aktiviteteve të kundërligjshme./Mitropol/

Weelnes