Medi
02KOSOVËLAJME

Rruga Smrekonicë–Mitrovicë në tavolinë me financuesit arabë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë zhvilluar një takim pune lidhur me hapat e mëtejmë për realizimin e projektit rrugor Smrekonicë–Mitrovicë, njofton Mitropol.

Takimi vjen pas ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa projekti pritet të zhvillohet në kuadër të financimit nga fondet arabe, konkretisht përmes OPEC Fund dhe Saudi Fund for Development.

Premium Store

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për procedurat institucionale dhe teknike që duhet të zhvillohen në fazat e ardhshme të projektit. Në fokus kanë qenë autorizimi i kredisë, procesi i shpronësimit, përgatitja e dokumentacionit për përzgjedhjen e kompanisë konsulente, si dhe hapat drejt hapjes së tenderit për realizimin e punimeve.

Projekti rrugor Smrekonicë–Mitrovicë konsiderohet një nga investimet infrastrukturore me rëndësi për pjesën veriore të vendit. Përmes këtij projekti synohet avancimi i lidhjes rrugore, përmirësimi i qarkullimit dhe krijimi i kushteve më të favorshme për zhvillim ekonomik.

Ndërtimi i kësaj rruge pritet të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe transportit të mallrave, duke përmirësuar lidhjen ndërmjet rajoneve dhe duke rritur efikasitetin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të Kosovës./Mitropol/

Pellini