Dukato 2
KOSOVËLAJME

Policia e Kosovës u përlesh me “Forcën” e Vushtrrisë, arrestoi disa tifozë

Trepça i bëri konak Vushtrrisë, me ndeshjen që u luajt në kuadër të xhiros së 32-të në Ligën e Parë.

Para ndeshjes, ishte bërë me dije se tifogrupi “Forca” i Vushtrrisë do të marrë rrugën drejt Mitrovicës, më saktëisht stadiumit “Riza Lushta”, për ndeshjen ndaj Trepçës.

Weelnes

Megjithatë, kjo nuk ndodhi, pasi Policia e Kosovës u doli në rrugë si pengesë.

Madje, pati përleshje mes Policisë dhe tifogrupit vushtrrias.

Në një video të publikuar nga emisioni “Kampionët” shihet përleshja mes dy palëve.

“Forca” nuk u lejua të vazhdojë më tutje, dhe madje është njoftuar edhe për persona të arrestuar.

Dukato 1