Medi
KOSOVËLAJME

Abdixhiku për bashkimin në LDK: Podujeva dha mesazhin më të mirë për qytetarët me nominimin e Agim Veliut

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Degën e Podujevës, duke e cilësuar nominimin për deputet të ish-kryetarit Agim Veliu si një hap të rëndësishëm drejt bashkimit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi publik, Abdixhiku ka falënderuar Degën e Podujevës për, siç është shprehur ai, “unitetin, pjekurinë dhe përgjegjësinë” e treguar në këtë moment që e konsideron të rëndësishëm për partinë.

Tripika

Sipas tij, nominimi i Agim Veliut nga vetë dega përfaqëson dëgjimin e vullnetit të anëtarësisë dhe një sinjal pozitiv në procesin e ndërtimit të bashkimit të madh brenda LDK-së.

“LDK-ja gjithmonë ka ditur të bëhet më e fortë atëherë kur ka ditur të bëhet bashkë”, ka shkruar Abdixhiku, duke theksuar se ky është mesazhi më i mirë që mund t’u përcillet qytetarëve në këtë periudhë politike.

Ai ka vlerësuar se mbi dallimet dhe pakënaqësitë e së kaluarës duhet të mbizotërojë, siç tha ai, “shtëpia e përbashkët politike”, duke nënvizuar përgjegjësinë që partia ka ndaj Republikës së Kosovës.

Postimi i Abdixhikut vjen në një kohë kur brenda LDK-së po zhvillohen procese të rëndësishme organizative dhe politike, ndërsa rikthimi i figurave të njohura partiake po shihet si përpjekje për konsolidim dhe mobilizim më të madh të strukturave të partisë.

Koha