Medi
02KOSOVËLAJMESHNETA

LAJM I MIRË: Spitalit të Vushtrrise i shtohet edhe një aneks i ri, do kushtoj 7.5 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar për zgjerimin e hapësirave dhe rritjen e kapaciteteve trajtuese në Spitalin e Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri.

Sipas Vitisë, projekti parasheh ndërtimin e një aneksi të ri sipas standardeve moderne, i cili do të pajiset me teknologji të re mjekësore dhe do të ofrojë kapacitete më të mëdha për trajtimin e pacientëve.

Pellini

Ai bëri të ditur se investimi kap vlerën prej 7.5 milionë eurosh, ndërsa falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen, si dhe Komunën dhe Kuvendin Komunal të Vushtrrisë për miratimin e lejes ndërtimore.

“Vazhdojmë transformimin, spital pas spitali”, ka deklaruar Vitia.

Koha