Medi
02KOSOVËLAJME

Pas lëndimeve që mori në kokë, Hysni Mehani i VV-së bartet për trajtim në Spitalin e Mitrovicës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, zv.ministri i Financave, Hysni Mehani, i cili është edhe kandidat për deputet nga kjo parti tha se është sulmuar nga kryetari i Skënderajt dhe banda e tij.

Sipas një statusi të Bahri Zabelit, Mehani është rrahur nga Sami Lushtaku dhe njerëzit e tij.

London

 

Tashmë është publikuar edhe një video nga vendi i ngjarjes, në një lokal në qendër të qytetit.

“Mitropol” mëson se Mehani ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF-në e Skënderajt, e prej aty është bartur për trajtim në Spitalin Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.

Burime të “Mitropol” thonë se Mehani ka pësuar lëndime kryesisht në pjesën e kokës.

Mitropol ndodhet në pritje të konfirmimit edhe nga Spitali i Mitrovicës.

Premium Store