Active 2
KOSOVËLAJME

Deputetja Arjeta Fejza flet për rastin si dëshmitare okulare

Gjatë ditës së sotme Zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani është sulmuar fizikisht nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, shkruan Mitropol.

Lidhur me këtë rast është prononcuar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, e cila ka qenë së bashku me Hysni Mehanin në momentin e sulmit.

Medi

“Zotëri Lushtaku u afrua dhe sulmoi zëvendësministrin Mehani. Fillimisht me telefon, pastaj me dorë, pastaj edhe me gotë, siç keni pasur mundësinë me pa edhe dëmin të cilin e ka në fytyrën e tij. Kur sekretari i qendrës tonë, Bardh Zabeli tentoi me ndërhyrë për me e qetësu situatën, me i nda pak, mos me vazhdu ajo përplasja fizike, ai u sulmua edhe nga disa persona të tjerë përreth, të cilët unë nuk i di se kush janë, as nuk i njoh, por ishin bashkë me zotëri Lushtaku në atë moment”, deklaroi Fejza.

Fejza tha se nuk ka pasur asnjë provokim para incidentit.

“Absolutisht asnjë. Në fakt, në momentin kur është sulmu, unë kam qenë vetë duke biseduar me zotëri Mehani, kemi qenë jashtë, ka pas pak më shumë zhurmë, ka pas njerëz, ditë e mirë, njerëzit kanë qenë në lokal, kemi qenë më afër madje duke komunikuar për shkak të zhurmës. Domethënë tema s’ka pas fare të bëjë as me Skënderajn, ne kemi qenë duke diskutuar një çështje krejt tjetër. Gjithçka ka ndodh pa asnjë provokim dhe pa asnjë reagim prej anës tonë”, u shpreh ajo.

Ajo tutje tha se akti i tillë është i papranueshëm dhe është sulm ndaj demokracisë.

Active 1