
Agim Bahtiri nga radhët e LVV-së ka reaguar pas sulmit të Sami Lushtakut ndaj Zëvendësministrit Hysni Mehani, shkruan Mitropol.
Bahtiri tha se veprimet e tilla nuk janë shenjë force, por dëshmi e panikut dhe ky panik mban emrin “byroja e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme”.
Postimi i plotë:
Uzurpatorët e shtetit e kanë humbur kontrollen.
Tani po dalin edhe fizikisht po sulmojnë. Kësaj radhe zëvendësministrin Hysni Mehani, sepse frika nga drejtësia dhe ndryshimi po i kaplon çdo ditë e më shumë. Këto veprime nuk janë shenjë force, por dëshmi e panikut dhe ky panik mban emrin “byroja e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme”.
E denoj fuqishëm këtë akt qyqar, dhe kërkoj nga të gjithë liderët që ta denojnë, kurse nga organet e hetuesisë, të marrin masa të menjehershme.
AB








