
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci ka reaguar pas sulmit të sotëm të Sami Lushtakut ndaj Zëvendësministrit Hysni Mehani, shkruan Mitropol.
Peci tha se sulmi i tillë është akt qyqar dhe kriminal dhe si i tillë duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë.
Postimi i plotë:
Sulmi ndaj zëvendësministrit të Republikës së Kosovës, Hysni Mehani është akt qyqar dhe kriminal dhe si i tillë duhet të trajtohet nga organet e drejtësisë.








