Aurora Group
KOSOVËLAJME

Prokuroria në Mitrovicë del me njoftim për rastin e sulmit fizik ndaj Mehanit të VV-së në Skenderaj: Dy persona ende nuk i janë përgjigjur ftesës

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se lidhur me rastin e sotëm në Skenderaj, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Sipas njoftimit, prokurori kujdestar ka qëndruar gjatë tërë ditës në Skenderaj, ku së bashku me Policinë e Kosovës janë mbledhur prova relevante lidhur me rastin.

Po ashtu, janë intervistuar në cilësinë e viktimave personat me inicialet H.M. dhe B.Z., si dhe pesë dëshmitarë të rastit.

Ndërkohë, dy të dyshuar me inicialet E.L. dhe B.N. janë dërguar në mbajtje për 48 orë, me dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria ka bërë të ditur se dy të dyshuar të tjerë me inicialet S.L. dhe K.H. deri më tani nuk i janë përgjigjur ftesës për intervistim.

Weelnes