
Më 19 maj 2026 rreth orës 18:50, një person i kërkuar nga drejtësia është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, sapo ka ateruar në Kosovë nga Gjermania.
Gjatë kontrollit në sistemin policor në pikën kufitare, ka rezultuar se ndaj tij ishte aktiv një urdhërarrest i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Sipas burimeve, ai ishte i dënuar me dënim me gjobë, i cili ishte konvertuar me burgim.
Pas ndalimit në aeroport, rasti është trajtuar nga njësitet relevante policore të Stacionit Policor në Obiliq, të cilat më pas e kanë dërguar të dënuarin në Qendrën Korrektuese në Hajvali për vuajtjen e dënimit.
Arrestimi është realizuar menjëherë pas mbërritjes së tij nga Gjermania në Kosovë.








