Vdes 25 vjeçarja Jeta Muriqi nga Peja

Ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare Jeta (Osman) Muriqi nga Peja, njofton Mitropol.
Sipas njoftimit, e ndjera ka vdekur sot, më 20 maj 2026, pas një sëmundjeje të shkurtër, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet po sot, më 20 maj 2026, në varrezat e qytetit, ndërsa funerali niset nga shtëpia e së ndjerës në ora 15:00.







