Pellini
02KOSOVËLAJME

Gjakovë: Drejtori i shkollës suspendohet për ngacmim seksual ndaj një të miture

Drejtori i një shkolle në Gjakovë është suspenduar nga puna, i dyshuar për ngacmim seksual ndaj një të miture, shkruan Mitropol.

Lajmin e ka konfirmuar Drejtori i Arsimit në Komunën e Gjakovës, Hysen Brahimaj, i cili tha se institucioni ka reaguar menjëherë dhe ka marrë masat e para.

Pellini

“Reagimin e kemi parë dje pasdite. Si drejtor i Arsimit mora masën e parë, duke kërkuar nga Komisioni Disiplinor. E kam dërguar linkun dhe kërkesën që të merren masa sipas ligjit. Para një ore më ka ardhur vendimi i Komisionit Disiplinor. Drejtori i shkollës është suspenduar nga ana e Komunës së Gjakovës deri në vendimin përfundimtar që do të marrin hetuesia apo gjykata”, deklaroi Brahimaj.

Dukato 1