Pellini
02KOSOVËLAJME

Burrë e grua sulmohen nga dy persona në Veri

Dy burra janë arrestuar në Zubin Potok, pasi dyshohet se kanë sulmuar një çift bashkëshortësh.

Policia ka bërë të ditur se burrë e grua kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Active 1

“Uglar, Zubin Potok 20.05.2026, 16:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy viktimat një femër dhe një mashkull kosovar burrë e grua. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Koha