Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Vetura me targa RKS ndeshet me veturën me targa serbe në Koshtovë, dy shqiptarët e lënduar po trajtohen në jug e dy serbët në veri

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të martën, më 20 maj 2026, në fshatin Koshtovë të Mitrovicës, njofton Mitropol.

Sipas informacionit nga raporti policor, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:34 në rrugën “Lumëbardhi”, ku janë përfshirë dy automjete – njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të Serbisë.

Medi

Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Dy prej tyre janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut, ndërsa dy të tjerë janë trajtuar në Mitrovicën e Veriut.

Autoritetet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti. Gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk është bërë e ditur.

Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente.

Pellini