Active 2
02KOSOVËLAJME

Arrestohet një “diller” në Vaganicë të Mitrovicës, policia ia gjeti mbi 50 gramë marihuanë

Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike, njofton Mitropol.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, më 20 maj 2026, rreth orës 21:20, në rrugën “Fadil Deliqi”.

Medi

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar pesë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pas koordinimit me prokurorin kompetent, është realizuar edhe kontroll në banesën e të dyshuarit, mirëpo aty nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Ndërkohë, gjatë kontrollit të veturës së tij, policia ka gjetur edhe dy paketime të tjera me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas autoriteteve, pesha totale e substancës së sekuestruar arrin në 52.9 gramë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit në polici, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Mitropol/

Premium Store