Premium Store
02KOSOVËLAJME

Tentim vrasjeje në Istog, dy persona plagosen me thikë, njëri në gjendje kritike

Një tentim vrasjeje ka ndodhur sot në Istog, shkruan Mitropol.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi njoftoi  se bëhet fjalë për therje me thikë. Sipas tij, një nga të plagosurit është në gjendje kritike, ndërsa tjetri mori trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Dukato 1

“Rasti është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’. Në këtë rast janë dy viktima, një për fat të keq është me lëndime të rënda trupore në gjendje kritike. Ndërkaq, tjetri ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht, përveç Policisë që ka dalë në vendin e ngjarjes, është duke dalë edhe prokurorja në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Për shkak se kemi të bëjmë me persona të mitur në këtë rast jemi të rezervuar në dhënien e më shumë informatave”, deklaroi Nikçi.

Dukato 1