
Një rast i kalimit të paautorizuar të vijës kufitare është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën kufitare të Leposaviqit, njofton Mitropol.
Sipas informacionit të autoriteteve, rasti ka ndodhur më 21 maj 2026, rreth orës 04:30, në fshatin Tresavë të Leposaviqit, ku njësitet kompetente kanë ndaluar një burrë të dyshuar.
Pas legjitimimit dhe verifikimeve të kryera nga organet përgjegjëse, është konstatuar se i dyshuari kishte hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.
I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Autoritetet po vazhdojnë trajtimin e rastit sipas procedurave ligjore në fuqi./Mitropol/








