
Një incident familjar ka përfunduar me intervenim policor në Mitrovicën e Veriut, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e bashkëshortes së tij.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 21 maj 2026 rreth orës 19:20 në rrugën “Çika Jovina”.
Policia është njoftuar për një rast dhune, ndërsa patrulla policore me të arritur në vendin e ngjarjes ka takuar të dyshuarin, viktimën dhe ankuesen.
Sipas informatave fillestare, i dyshuari S. B, që dyshohet të jetë dhëndri i viktimës, e kishte kapur për fyti vjehrrën e tij dhe më pas e kishte shtyrë duke e rrëzuar mbi një karrige.
Pavarësisht incidentit, viktima K. N. nuk ka pësuar lëndime trupore dhe ka refuzuar trajtimin mjekësor.
Palët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa me udhëzim të Prokurorit kujdestar rasti është iniciuar si “Sulm”.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.








