Dukato 2
02KOSOVËLAJME

Opozita lë të hapur bashkëpunimin me VV-në pas zgjedhjeve

PDK, LDK dhe AAK nuk e kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 7 qershorit, pavarësisht kritikave që i kanë adresuar qeverisë në vitet e fundit, shkruan Mitropol.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk i mbyll derën asnjë partie, por ka theksuar se çdo bashkëpunim duhet të bazohet në harmonizimin e programeve dhe prioriteteve për qytetarët.

Aurora Group

Edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij nuk ka vija të kuqe ndaj askujt, duke shtuar se rezultati zgjedhor do të përcaktojë rrjedhën e negociatave politike. Sipas tij, dialogu mes partive do të jetë i domosdoshëm, veçanërisht për çështje si zgjedhja e presidentit.

Ndërkohë, Vjosa Osmani ka deklaruar se vija e vetme e kuqe mbetet Lista Serbe, ndërsa me partitë e tjera duhet të ketë komunikim për tejkalimin e krizës politike.

Nga ana tjetër, kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka shmangur diskutimet për koalicionet e mundshme, duke thënë se fokusi i tij mbetet programi dhe vizioni për qeverisjen e vendit.

Weelnes