Active 2
02KOSOVËLAJME

Shtetasi serb sulmon fizikisht dy të miturat në Leposaviq

Dy të mitura dyshohet se janë sulmuar fizikisht nga një shtetas serb në Leposaviq, shkruan Mitropol.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 22 maj, rreth orës 23:35, ku një person shtetas i Serbisë, dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy të mitura.

Premium Store

Pas incidentit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ndërsa viktimat nuk kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe se po ndërmerren veprimet e nevojshme për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit.

Koha