Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Leposaviq, godet garazhdën e shtëpisë së tij me veturë ndërsa ishte i dehur

Një person është aksidentuar në garazhdën e shtëpisë së tij si dhe ka goditur një veturë tjetër për shkak të ngasjes në gjendje të dehur, shkruan Mitropol.

Sipas raportit policor,  rreth orës 20:56, në fshatin Donji Krnjin të Leposaviqit, i dyshuari ka goditur me veturën e tij murin e garazhit të shtëpisë së tij si dhe një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Pas ngjarjes, ai është shoqëruar nga policia.

Aquapark 2

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Active 1