
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, i ftuar në “Grida Duma Podcast”, ka folur për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, shkruan Mitropol.
Ai ka thënë se PDK-ja nuk e sheh të kaluarën e saj si barrë apo konkurrencë, por si burim frymëzimi për rrugën politike përpara.
“Për neve është inspirim, për neve është fuqizim, është dhimbje. Natyrisht, unë jam pjesë e ekipit mbrojtës të zotit Veseli dhe më ka rënë të shkoj shumë shpesh në Hagë. Është një dhimbje e madhe për neve me i parë ashtu, sepse për neve është e robëruar historia e Kosovës. Nuk janë vetëm individët, janë historia e Kosovës”, theksoi Ismaili.








