
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku është pritur nga kryetari i BIK-ut, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij, shkruan Mitropol.
Osmani ka falënderuar Bashkësinë Islame për angazhimin në mbështetje të familjeve në nevojë, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Në mesazhin e saj, ajo uroi qytetarët për paqe, shëndet, harmoni dhe begati në çdo familje, duke theksuar se Kurban Bajrami përcjell vlera të solidaritetit, mirëkuptimit dhe humanizmit.
“Ky festim na afron më shumë me njëri-tjetrin dhe na kujton rëndësinë e kujdesit ndaj të tjerëve”, ka theksuar Osmani.








