Hamza viziton Bashkësinë Islame të Kosovës për Kurban Bajram, uron besimtarët myslimanë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga Myftiu Naim ef. Tërnava, me rastin e festës së Kurban Bajramit, shkruan Mitropol.
Gjatë vizitës, Hamza ka uruar besimtarët myslimanë për festën, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, humanizmit dhe mirëkuptimit mes njerëzve.
Ai tha se Kurban Bajrami është festë e sakrificës dhe e kujdesit për njëri-tjetrin, duke bërë thirrje për më shumë harmoni, respekt dhe bashkim në shoqëri.
“Kurba Bajrami është festë e sakrificës, e mirëkuptimit dhe e kujdesit për njëri-tjetrin. Në këto ditë feste, le të jemi më pranë familjeve tona, më solidarë me ata që kanë nevojë dhe më të bashkuar si shoqëri. Kosovës i duhet më shumë harmoni, respekt dhe shpresë për të ardhmen”, tha Hamza.
Në fund, ai uroi që festa të sjellë paqe, shëndet dhe begati për të gjitha familjet në Kosovë.








