
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ali Dula, shkruan Mitropol.
Në takim mori pjesë edhe nënkryetari i komunës, Enis Osmani.
Gjatë takimit, ata diskutuan për realizimin e projekteve infrastrukturore që, sipas tyre, kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e qytetit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
Kryetari Peci tha se investimet dhe mbështetja institucionale janë të rëndësishme për zhvillimin e Mitrovicës.
“Mitrovica po trajtohet me dinjitet ashtu siç e meriton”, u shpreh Peci.








