Pellini
KOSOVËLAJME

Largohet nga RTK redaktorja që e pësoi pasi intervistoi Fitore Pacollin

Redaktorja e Radio Televizionit të Kosovës, Blerta Foniqi-Kabashi, ishte degraduar në pozitë pas intervistës që zhvilloi në muajin korrik të vitit të kaluar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli e cila ishte ashpërsuar gjatë intervistës, pasi Kabashi e kishte pyetur se burri dhe familjarët e saj kishin përfituar mijëra euro nga buxheti i shtetit.

Për këtë vendim të RTK’së ishte njoftuar edhe Inspektorati i Punës.

Weelnes

“… punëdhënësi, RTK, përkatësisht z. Blerim Haxhiaj me rastin e inicimin e procedurës disiplinore ndaj znj. Blerta Foniqi Kabashi, në pozitën e Redaktores së lajmeve qendrore nuk ka pasur mandat të bëjë një veprim të tillë pasi që mandati tij ka përfunduar më datën 15.09.2025, dhe marrja e këtij veprimi nga ana e tij, është në kundërshtim më Nenin 3 dhe 4 të Rregullores për rregullimin e procedurave të konkursit në RTK, pasi i njëjti ka përfunduar mandatin me të cilin është caktuar ushtrues detyre në pozitën e kryeredaktorit”, thuhej mes tjerash në vendimin e Inspektoratit të Punës.

Blerta Foniqi-Kabashi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e RTK’së pas 22 vite pune.

ot ka qenë dita ime e 8157-të në RTK. Për 22 vite me radhë, brenda këtij institucioni, kam kaluar sfida, jam rritur profesionalisht dhe kam krijuar kujtime të bukura.

Dua që ky mesazh përshëndetës të mos jetë i rëndë, sepse shumë shpejt do të vijë një moment tjetër për ato që ende nuk janë thënë.Kam menduar se do të mërzitem shumë kur të vijë dita të largohem nga RTK. Por është krejt e kundërta. Po ndihem e çliruar. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, RTK do të mbetet gjithmonë ❤️ jeme”, ka shkruar ajo.

Foniqi-Kabashi është zotuar se gjatë këtyre viteve ka punuar pa hile dhe me dinjitet.

“Betohem se gjatë gjithë karrierës sime kam punuar profesionalisht, pa hile dhe me dinjitet. FAJI IM I VETËM ËSHTË SE E DUA RTK-NË VETËM SI TRANSMETUES TË PUBLIKUT. Andaj edhe në vazhdim do të punoj me përkushtim që një ditë RTK të jetë vërtet e publikut”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, “më vjen keq për kolegët që po i lë pas në atë ambient, por jam e bindur se së bashku do ta rindërtojmë RTK-në, sepse Radiotelevizioni i Kosovës është i të gjithëve”.

Postimi i plotë:

 

Pellini