Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Serbi prezantohet si polic me uniformë të Policisë në Veri, arrestohet

Një person ka përfunduar në Polici në Mitrovicën e Veriut pasi dyshohet se ishte paraqitur rrejshëm si zyrtar policor duke veshur uniformë të Policisë së Kosovës.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është zbuluar pasditen e 31 majit në shëtitoren “Zoran Gjingjiq”, pranë ëmbëltores “SHAR” në Mitrovicën e Veriut.

Dukato 1

Sipas informatave, njësia patrulluese kishte vërejtur një person që mbante të veshur një maicë me shenjat e Policisë së Kosovës, gjë që ka ngritur dyshime të menjëhershme tek zyrtarët policorë.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Milan Petroviqin, i cili është shoqëruar në Stacionin Policor për verifikime të mëtejshme.

Pas konsultimit me Prokuroren kujdestare, ndaj tij është iniciuar rasti penal “Prezantim i rremë si person zyrtar”.

Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar dy maica dhe një këmishë me simbolet e Policisë së Kosovës, të cilat dyshohet se përdoreshin nga i dyshuari.

Pas intervistimit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me mënyrën e sigurimit dhe përdorimit të uniformave janë në vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Premium Store