Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Largimi i obeliskut në veri ishte planifikuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, kryetari serb u arrestua pas dëmtimit të tij me sprej

Screenshot

Inspeksioni komunal i Mitrovicës së Veriut ka dalë sot rreth orës 10:00 në lokacionin ku ndodhet shenja “E dua Mitrovicën”, me qëllim që ta largojë atë, ndërsa Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Ivan Zaporozhac, njofton Kosovo Online, transmeton Mitropol.0

Para stacionit policor në Mitrovicën e Veriut, ku janë dërguar Zaporozhac dhe Radojeviq, janë mbledhur anëtarë të Listës Serbe.

Medi

Në stacion ka arritur edhe avokati Predrag Miljkoviq, i cili do t’i përfaqësojë të ndaluarit.

Shoqërimi në polici dhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës ndodhën kur kryetari Radojeviq tentoi ta lyente me sprej të kuq zemrën me ngjyrë të gjelbër.

Për largimin e planifikuar të shenjës ishte njoftuar edhe policia.

Në terren ndodhej edhe një kamion i kompanisë së angazhuar nga komuna, i cili pritej të përdorej për largimin e shkronjave nga konstrukcioni.

Megjithatë, nuk dihet nëse vendimi i Kuvendit Komunal për largimin e kësaj shenje ishte aprovuar nga MAPL.

Në vendngjarje ishte i pranishëm një numër i madh zyrtarësh policorë, si me uniformë ashtu edhe civilë, si dhe disa automjete policore.

Shenja ku më parë, në alfabetin cirilik, shkruhej “Unë e dua Mitrovicën e Kosovës”, ishte larguar më 2 tetor të vitit të kaluar me asistencën e Policisë së Kosovës.

Në vend të saj, po atë ditë, ishte vendosur një shenjë në alfabetin latin ku shkruan vetëm “Mitrovica”, me një zemër me ngjyrë të gjelbër./Mitropol/

Premium Store