U “kapën” në trafik e u rrahën mes vete – mitrovicasi bëhet për spital pas “dajakut që hëngri”

Një incident me lëndime trupore është raportuar të premten në Mitrovicën e Veriut, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, njofton Mitropol.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026, rreth orës 14:10, në rrugën “Isa Boletini” në Mitrovicën e Veriut.
Burimet policore bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje të çastit në komunikacion, burri i dyshuar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Jugut, ku ka marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.
Ndërkohë, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim lidhur me rastin. Pas procedurave hetimore dhe konsultimit me prokurorin kompetent, është vendosur që ai të lirohet në procedurë të rregullt.
Policia po vazhdon trajtimin e rastit, i cili është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”./Mitropol/








