Medi
02KOSOVËLAJME

Zhduken 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicën e Veriut – hajni merr zarfin dhe ikën

Një vjedhje e pazakontë është raportuar të premten në Mitrovicën e Veriut, ku një person i panjohur dyshohet se ka marrë një zarf me 7 mijë e 500 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur rreth orës 14:05 në një kafiteri brenda objektit të stacionit të autobusëve në rrugën “Boris Kidriq”.

Tripika

Viktima, A.T, ka njoftuar Policinë se derisa po qëndronte në kafiteri së bashku me një dëshmitare, kishte lënë mbi tavolinë një zarf me para dhe portofolin e tij.

Në ato momente, sipas deklarimit të tij, një person i panjohur është afruar me shpejtësi, ka marrë zarfin me paratë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje dhe së bashku me ankuesin kanë nisur kërkimet për të dyshuarin, por pa arritur ta lokalizojnë atë.

Viktima dhe dëshmitarja janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar janë në vazhdim.

Premium Store