Premium Store
02KOSOVËLAJME

Qyteti i vet s’e do Hamzën, humbi vota edhe në komunën me të cilën udhëhoqi

Mitrovica, vendveprimi dhe bastioni politik i Bedri Hamzës, i cili udhëhoqi komunën për një mandat katërvjeçar deri në fund të vitit të kaluar, nuk i ka sjellë rezultatet e pritura PDK-së në zgjedhjet e fundit, shkruan Mitropol.

Sipas rezultateve nga votat e rregullta të numëruara në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës kishte siguruar 9.352 vota në këtë komunë.

Active 1

Megjithatë, në procesin zgjedhor të zhvilluar dje, kjo forcë politike ka regjistruar një rënie të ndjeshme në Mitrovicë, duke grumbulluar vetëm 7.653 vota, mbi 1.600 më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

Efektet e këtij rezultati të dobët mund të jenë të shumta porse duket se edhe pakënaqësia me Hamzën e ka “hisen” e vet në këtë rezultat./Mitropol/

Rezultatet preliminare të 7 qershorit në Mitrovicë
Rezultatet preliminare të 28 dhjetorit në Mitrovicë
Weelnes