
Po vazhdon përditësimi i rezultateve për votat e kandidatëve për deputetë në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani janë numëruar 33,31 % të votave.
Bazuar nga numërimi i deritanishëm në Mitrovicën Jugore janë numëruar mbi 30% të votave, dallimi mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është shumë i lartë.
Deri më tani Kurti ka marrë 3 mijë e 748 vota ndërsa Vjosa Osmani e cila vjen nga qyteti i Mitrovicës ka marrë 492 vota.









