Medi
02KOSOVËLAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 22 qershor, rreth orës 01:35, në rrugën “Adem Voca”.

Aurora Group

Burimet bëjnë të ditur se ankuesja ka deklaruar se, pas një mosmarrëveshjeje të vjetër, është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj.

E dyshuara dyshohet se e ka goditur viktimën me grushte në kokë dhe shpinë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, me rekomandim të të cilit rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim.

Dukato 1