Dukato 2
KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Vrasje në Ferizaj – Çfarë dihet deri tash?

Një burrë është vrarë sonte në Ferizaj, pas një përleshjeje ku dyshohet se është përdorur armë zjarri.

Rasti ka ndodhur rreth orës 22:50 në rrugën “Sejdi Sejdiu” në këtë qytet.

Aquapark 2

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:50, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj, ka ndodhur një përleshje ku dyshohet se është përdorur arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, përfshirë NJRSH-në dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj”.

Sipas informatave të para të policisë, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore pa shenja jete, i cili dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor i Spitalit të Ferizajt.

“Sipas informatave të para, në vendngjarje është gjetur një person mashkull i moshës madhore, pa shenja jete, i cili dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit”, tha Veseli.

Policia ka bërë të ditur se, bazuar në hetimet fillestare, vrasja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një përleshjeje.

Organet e rendit kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Klankosova ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku fillimisht kishte nisur përleshja që përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe vdekjen e një personi.

Pellini