Premium Store
02KOSOVËLAJME

Pengoi policinë gjatë një ndalimi në trafik, arrestohet një person në Smrekonicë të Vushtrrisë

Një person është arrestuar pasditen e së premtes në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë, pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, njofton Mitropol.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 korrik 2026, rreth orës 17:33, në rrugën nacionale Prishtinë–Mitrovicë.

London

I dyshuari ishte ndaluar fillimisht për një kundërvajtje në komunikacion, ndërsa gjatë procedurës dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë në ushtrimin e detyrës së tyre, çka ka çuar në arrestimin e tij.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”./Mitropol/

Koha