Aquapark 1
02LAJME

Gzim Ferati ia sheh hajrin tifozllëkut për VV-në, “ia kap” buxhetit të Komunës 1,000€ në emër të “Etikës Bjeshkatare”

Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Trepça”, e udhëhequr nga Gzim Ferati, ka përfituar 1,000 euro nga buxheti i Komunës së Mitrovicës për projektin “Etika Bjeshkatare”, në kuadër të subvencioneve të ndara për organizatat sportive për vitin 2026.

Weelnes

Dokumentet e siguruara nga Mitropol tregojnë se Komuna e Mitrovicës ka zhvilluar procesin e vlerësimit të aplikimeve më 3 korrik 2026, përmes një komisioni të përbërë nga një kryesuese dhe katër anëtarë. Në total janë shqyrtuar 51 aplikime, prej të cilave 47 janë rekomanduar për financim, ndërsa 4 nuk kanë përfituar. Vlera e përgjithshme e fondeve të rekomanduara për ndarje arrin në 176,100 euro.

Sipas procesverbalit, tre aplikime nuk janë mbështetur pasi kanë tejkaluar shumën maksimale të lejuar në thirrjen publike, ndërsa një aplikim është refuzuar për shkak se organizata nuk ishte e regjistruar në Mitrovicë.

Në mesin e 47 përfituesve figuron edhe SH.B.A. “Trepça”, e cila për projektin “Etika Bjeshkatare” është mbështetur me 1,000 euro.

Gzim Ferati njihet për mbështetjen e tij publike ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe figurave të koalicionit VV-Guxo qoftë në rrjete sociale, qoftë në kohën e fushatës elektorale.

Ardhja e Vetëvendosje-Guxo në pushtet duket se “ia hapi Feratit dyert e Komunës”. Më 22 maj 2026, ai u prit në zyrën e drejtoreshës së Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve, Arjeta Beqiri Hyseni, ku u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Komunës dhe SHBA “Trepça”.

Memorandumi u nënshkrua nga Gzim Ferati dhe drejtoresha Arjeta Beqiri Hyseni, me qëllim forcimin e aktiviteteve të përbashkëta në mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e vlerave natyrore të komunës. Sipas njoftimit zyrtar të Komunës, SHBA “Trepça” do të kontribuojë me ekspertizë dhe aktivitete praktike në terren, ndërsa Drejtoria do të ofrojë mbështetje institucionale dhe koordinim në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Procesi i subvencionimit përfshiu një numër të madh klubesh sportive dhe OJQ-sh, ku pjesën më të madhe të fondeve e morën klubet elitare të qytetit.

Në mesin e tyre është edhe Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Trepça”, e cila për projektin “Etika Bjeshkatare” përfitoi 1,000 euro, shumë që e rendit ndër përfituesit e subvencioneve komunale për vitin 2026./Mitropol/

Koha