Militanti i VV-së që ofendonte veteranët caktohet nga Gërvalla drejtor i Agjencisë që menaxhon me pasurinë e konfiskuar

Dakaj, i cili mban pozitën e drejtorit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, është militant i kahmotshëm i Vetëvendosjes.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka caktuar Faruk Dakajn si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar.
DOKUMENT:

Dakaj, i cili mban pozitën e drejtorit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, është militant i Vetëvendosjes.

Në vitin 2022, ai ishte zgjedhur edhe anëtar i Kryesisë së kësaj partie në Prizren.
Të njëjtin vit, Dakaj ofendonte veteranët e UÇK-së që kishin dalë për të protestuar për përfshirje në pagën minimale.

“Kurre, asnje proteste kunder Gjykates Speciale, e vazhdimisht protesta per me fitu naj lek. Keta jane kreret e shoqatave qe nuk perfaqesojne luftetaret. Tarrnakopa”, shkruante ai.









