Aquapark 1
02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Konfirmohen mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar në Zubin Potok

Screenshot

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se gjatë vazhdimit të veprimeve hetimore në rastin e Zubin Potokut është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar.

Në komunikatën e përbashkët thuhet se në këtë lokacion janë duke u zhvilluar ekzaminimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera kompetente, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

Dukato 1

“Gjatë vazhdimit të veprimeve në terren është identifikuar dhe është konfirmuar prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Institucionet kanë theksuar se mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të rastit, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional.

Koha