
Një person është arrestuar në Vushtrri pasi dyshohet se gjatë arrestimit ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë, njofton Mitropol.
Rasti ka ndodhur më 7 gusht 2026, rreth orës 17:05, ku i dyshuari, gjatë procesit të arrestimit, dyshohet se ka sulmuar dhe kanosur zyrtarët policorë.
Si pasojë e incidentit, dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor.
Sipas njoftimit të Policisë, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./Mitropol/








