Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Një person është gjetur i vdekur pranë lumit në Mitrovicë.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me stafin mjekësor ku edhe është konstatuar vdekja e tij pas raportimit për incidentin.

Aurora Group

Sipas policisë, viktima është një mashkull, shtetas i Kosovës, ndërsa nuk dihet shkaqet e vdekjes së tij.

“Mitropol” mëson se personi në fjalë është i etnisë serbe dhe u gjet në vendbashkimin e Sitnicës me Ibrin.

Po ashtu, ende nuk dihet se cilat kanë qenë rrethanat që kanë çuar deri te vdekja e personit.

Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente

Dukato 1