Premium Store
LAJME

Trump thotë se e ka anuluar takimin me Putinin: S’më dukej i duhur

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, u kanë folur dje gazetarëve brenda Zyrës Ovale në Uashington.

Rutte falënderoi Trumpin për suksesin e tij në sjelljen e paqes në Lindjen e Mesme dhe tha se dyshja do të diskutojë më vonë mënyrat për të çuar Ukrainën drejt një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit me Rusinë, raporton Sky News.

Dukato 1

Ndërkaq, Trump komentoi anulimin e takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, duke theksuar se nuk i dukej i duhur.

“Ne e anuluam takimin me Presidentin Putin. Nuk më dukej i duhur”, tha Trump.

“Nuk më dukej sikur do të arrinim në vendin ku duhet të arrijmë, kështu që e anulova. Por, do ta bëjmë në të ardhmen”, shtoi ai.

eKiosk