Aquapark 1
02KOSOVËLAJME

Arrestohen 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës në Mitrovicë ka arrestuar katër persona për dallevere gjatë procesit të marrjes së patent shoferëve.

Burime të Veriu.info nga Prokuroria bëjnë të ditur se katër personat e ndaluar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

eKiosk

Ky aksion është realizuar me masa të fshehta, ku dyshohet se persona të autoshkollave nga jashtë u kanë ndihmuar kandidatëve që u janë nënshtruar përmes diktimit me anë të pajisjeve teknologjike.

Ata janë ndaluar edhe nën dyshimin për dhënie dhe marrje të ryshfetit.

Dukato 1