Premium Store
02KOSOVËLAJME

Arrestohet një person pas vdekjes së 29-vjeçarit në kantierin e stacionit të Policisë në Zubin Potok

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pas vdekjes së 29-vjeçarit Bajram Selimi, i cili të martën humbi jetën pasi dyshohet se ra nga një lartësi prej rreth tre metrash në një objekt në ndërtim në Zubin Potok, njofton Mitropol.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti tashmë po hetohet si “Asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

Medi

Policia ka bërë të ditur se viktima kishte pësuar lëndime të rënda pasi dyshohet se kishte rënë aksidentalisht nga objekti, i cili ishte në proces ndërtimi.

Ai fillimisht ishte dërguar me urgjencë për trajtim në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Veriut, por nuk kishte arritur t’u mbijetonte plagëve të marra. Vdekja e tij ishte konstatuar nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i 29-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Në kuadër të hetimeve, Policia ka arrestuar një të dyshuar, i cili pas intervistimit nga autoritetet është dërguar në mbajtje.

Rasti mbetet nën hetim për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe përgjegjësinë eventuale lidhur me sigurinë në vendin e punës./Mitropol/

Koha